Të burgosurit në një burg në Shqipëri: Nuk na lejojnë të takohemi me familjet

Pas Peqinit edhe të burgosurit në Reç të Shqipërisëkërkojnë trajtim human. Rreth 50 të burgosur që vuajnë dënimin në Burgun e Reçit i kanë nisur një letër gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Letra është nisur nga i burgosuri Agim Spahia, por që është firmosur edhe nga shumë të burgosur.

Në letrën e dërguar gazetares Hoxha thuhet se të dënuarit që vuajnë dënimin në Burgun e Reçit janë të izoluar që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu në letër thuhet se të burgosurve u janë hequr lejet shpërblyese konform ligjit.

“Unë Agim Spahia i dënuar në Burgun e Reçit, Malësi e Madhe, sëbashku me bashkëvuajtës të tjerë ju bëjmë më dije se me fillimin e pandemisë jemi plotësisht të izoluar, nuk kemi takime me familjen dhe janë pëzulluar lejet shpërblyese sipas ligjit.

Në muajin korrik përfundoi akti normative i qeverisë për masa të jashtëzakonshme, filloi puna dhe bizneset, ndërsa për të dënuarit vazhduan masa si në fillim të pandemisë.

Kemi mbetur të diskriminuar e në mëshirë të fatit. Ministria e Drejtësisë nuk përgjigjet se deri kur do të vazhdojë kjo gjendje e rëndë  për ne të burgosurit.

Pasi u hoqën masat e jashtëzakonshme duhet të zbatohet ligji për të drejtat e të burgosurve, ashtu si gjithë ligjet e tjera.

Ne kërkojmë që lejet shpërblyese të mohuar këtë vit të bashkohen dhe të jepen për çdo të dënuar konform ligjit. Sot në burg kanë mbetur më shumë të varfër se nuk kanë mundësi të paguajnë në gjykata. Kjo është e verifikuar me që kërkesa për lirim me kusht e shërbim prove nuk jepen pa paguar.

Shpresuam në reformën në drejtësi, që për ne të dënuarve nuk do të vijë kurrë.

Me konsideratën më të lartë për televizionin Top Channel  dhe për gazetaren Anila Hoxha”, shkruhet në letrën drejtuar gazetarës Anila Hoxha.

Ngjarja paraprake

APU, GPU dhe CPU: Çfarë përfaqësojnë dhe ku dallojnë nga njëri-tjetri?

Ngjarja e ardhëshme

​Shitjet me pakicë në eurozonë u rritën me 4.4 për qind në gusht

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian