Bukuroshja Aisleyne Horgan- Wallace, është shfaqur në një ambient të jashtëm me veshje të brendshme seksi.
Bjondina ka treguar format mahnitëse trupore me një set leopardi nga marka Rose Intimates.
Ai ka pozuar në një platformë të trenit, gjersa ka ngritur duart lart mbi kokë dhe ka ofruar pozë të zjarrtë gjersa shikonte në distancë.
Të brendshmet seksi leopardi, 44 vjeçarja i shoqëroi me një palë taka të zeza, ndërsa grimi nude vetëm ia zbukuronte pamjen.
Bukuroshja ditë më parë në Instagram kishte ndarë një foto të një personi që po zhytej thellë në ujë dhe të tjerët sipër tij, me mbishkrim “Ndonjëherë nuk e kupton se në të vërtetë po mbytesh duke u përpjekur të shpëtosh të gjithë të tjerët”.
Pasi kishte marrë mesazhe nga fansat që shqetësoheshin pas këtij postimi, ylli i reality show “Big Brother”, ka thënë se nuk ka diçka shqetësuese, gjersa i ka falënderuar ata për mbështetjen.
Ylli më parë ka kaluar një periudhë të vështirë, pasi pësoi një abort në gusht të vitit të kaluar.