Të ardhurat mininale 400 euro zgjidhin çështjen në Kosovë

Ka kohë që punëtorët e administratës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor, sikurse edhe të shëndetësisë etj., që kanë dhe gjinden në grevë për të ngritur të ardhurat personale. Greva në këtë sektor ka dy javë që po vazhdon. Kush qëndron prapa nuk dihet! Mendohet se vetë sistemi i tillë i udhëhequr nga KGJK dhe KPK ka interes. Ata kanë shumë interesë që greva të vazhdojë.

Nëpërmjet grevës mendohet të maskohen veprimet e mospunës dhe dështimet e mëdha të gjyqetarëve nëpër gjykata dhe të prokurorëve. Puna e gyqtarëve është e dobët. Lëndët kalojnë nëpër shkallët e gjykatorëve në tri a katër herë.

Ka lëndë që 20 vjet nuk janë zgjidhur. Shumë presin, sidomos lëndët civile, të punës, ato sociale, që kanë neglizhenca të mëdha. Më mirë nuk është as Prokuroria e Kosovës. Kudo ka shkelje, neglizhencë dhe keqëpërdorim të punës.

Mjeti që e rregullon gjendjen është VETTING-u. Natyrisht, që grevatë të përfundojnë dhe kudo, pra, edhe në sistem gjyqësor dhe prokurorial, kërkohet që të nxirret ligji mbi të ardhurat peronale në sektorin publik. Me këtë bëhet barazimi midis të punësuarve dhe nuk ka mundësi që të protestohet për mos barazi midis të punësuarëve në sektorin publik. Nuk ka fare ligjike që mos të veprohet me urgjencë.

Qeveria kërkohet të caktojë të ardhurat minimale në 400 euro neto në të dy sektorët dhe mbi atë të nxjerrë ligjin. Nuk duhet me neglizhuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pasojat e luftës në Ukrainë tek komuniteti rus në SHBA

Story i radhës

Bërns: SHBA-të partner strategjik i Maqedonisë së Veriut

Të fundit nga