Tarifat e reja të propozuara nga KLGJ, ulet “çmimi” i divorcit, pagesa shtesë kush zvarrit gjyqet

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të propozojë llojet dhe masat e reja të tarifave financiare.

Tarifat që duhet të paguajnë qytetarët dhe institucionet, nëse iu drejtohen dyerve të gjykatës për padi apo shërbime të tjera gjyqësore, u bënë publike pas vendimit të sotëm.

Në vendimin e KLGJ, specifikohen tarifat gjyqësore, të ndara në tre kategori kryesore.

Vërehen edhe tarifa të reja, të pazbatuara më herët. Të tilla janë tarifat gjyqësore shtesë, që do t’i ngarkohen palëve që abuzojnë duke zvarritur gjykimin për shkaqe të paarsyeshme.

Në këto raste, KLGJ ka propozuar 5 mijë lekë taksë kur gjykimet janë në Shkallën e Parë, 10 mijë në Apel dhe 15 mijë lekë në Gjykatën e Lartë.

Tarifë është propozuar edhe për rastet e kërkesave për përjashtim gjyqtari nga çështja, që deri tani ishin pa pagesë.

Në shkallën e Parë, kjo kërkesë do të tarifohet me 1500 lekë, ndërsa në gjykatat e Apelit dhe Gjykatën e Lartë me 2500 lekë. Ndërkohë, KLGJ ka propozuar përgjysmim të çmimit që duhet të paguajnë qytetarët për disa lloje padish, mes të cilave edhe ato për divorc bashkëshortor.

Nga 3000 lekë që kushton aktualisht, KLGJ propozon një tarifë 1500 lekë. Në propozim KLGJ ka specifikuar mënyrën si do të mblidhen dhe paguhen taksat gjyqësore.

Prej tyre do të përjashtohen palët që më herët kanë kërkuar ndihmë juridike falas nga shteti. Sipas ligjit, tarifat gjyqësore përfundimtare caktohen menjë udhëzim për përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të financave, bazuar në propozimin e KLGJ. 

Ngjarja paraprake

Ekspozita e artit në Stamboll sjell dritë dhe shpresë në qytetin e goditur nga pandemia

Ngjarja e ardhëshme

“E dua punën time dhe ju të gjithëve”, Luana Vjollca shkëlqen me fotografitë e reja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian