Tare: Muriqi e kompleton sulmin tonë

Sulmuesi dardan foli përpara popullit bardhekaltër në konferencë, aty ku nuk mungoi komenti i Igli Tares.

Drejtori sportiv i Lazios nuk e fshehu lumturinë e mbylljes me sukses të operacionit të blerjes së patriotit të tij, teksa ka bindjen se Muriqi do e ndihmojë shumë ekipin e Inzaghit.

“Nuk e fsheh që ndjej kënaqësi mbi faktin që ndodhem këtu duke prezantuar Muriqin. Negociatat për blerjen e Vedatit ishin të lodhshme dhe të gjata, por jemi të lumtur që e sollëm te Lazio.

“I shtohet një reparti shumë të fortë, kemi edhe Immobilen, Correan dhe Caicedon. Muriqi e kompleton sulmin tonë. Do të luajmë në tre turne sfilitës këtë sezon, do të jetë shumë i rëndësishëm“, deklaron Igli Tare.

Ngjarja paraprake

Shenjat që do t’ju ndihmojnë të zbuloni nëse ai e mendon ende ish-in ose jo

Ngjarja e ardhëshme

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpall konkursin “Vangjush Gambeta” 2020 dhe kremton 15-vjetorin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian