Tare flet për Luis Alberton: Tregoi mungesë respekti për klubin, nuk dyshojmë në aftësitë e tij si lojtar

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, e ka paralajmëruar Luis Alberton, duke thënë se nuk ka treguar respekt dhe duhet të paguajë pasojat.

Luis Alberto e ka nisur ndeshjen ndaj Crotones, pavarësisht raporteve me kubi, kur ai i kritikoi në rrjetet sociale për aeroplanin e tyre të ri.

“Askush nuk mund të dyshojë në cilësinë e lojtarit, më shumë në sjelljen dhe respektin e tij për klubin dhe tifozët. Kushdo që ka mungesë respekti duhet të paguajë pasojat”.

“Është mirë që ai bëri një hap prapa drejt bashkëlojtarëve të tij dhe klubit. Tani duhet të sigurohemi që kjo gjë të mos ndodhë më në të ardhmen”, ka thënë Tare.

Kishte dyshime se ndeshja në Stadio Ezio Scida nuk do të zhvillohet, pasi zona e Crotone u godit nga stuhia dhe përmbytjet këtë mëngjes.

Ndeshja është duke u zhvilluar ku Lazio e mbylli pjesën e parë 1-0.

Ngjarja paraprake

Raste me Covid-19, mbyllen disa biznese dhe institucione në Gjirokastër

Ngjarja e ardhëshme

Ik Driton Selmanaj ik

të fundit nga