Taravari “kockati” partinë për të fituar Gostivarin. ASH humbëse më e madhe e zgjedhjeve

Në zgjedhjet e 17 tetorit humbëse më e madhe e zgjedhjeve rezulton të jetë Aelanca për Shqiptarët, e cila nuk arriti të mbron votat e fituara në vitin 2020. Kjo parti në koalicion me Alternativën e Afrimit Gashit ka shënuar ulje votash për mbi 25 mijë vota, ndërsa BDI ka arritur rezultat 2 me 1 në krahasim me opozitën, shkruan opinionshqip.com

Analistën vlerësojnë që ASH mori shuplakën e votuesit shqiptar vetëm pse hyri në koalicion fatal me VMRO-DPMNE. Si duket votuesi i Aleancës nuk ka arritur të tejkalon këtë marrëveshje dhe e ka dënuar me votë.

Ky trend i uljes së votave u vërejt në çdo vendbanim shqiptar, por më e theksuar ishte në Strugë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup e Kumanovë. Se është kështu tregon fakti që edhe në Gostivar, ASH ka shënuar ulje drastike të votave në krahasim me zgjedhjet e një viti më më parë. Hiç më pak se 2000 vota ka humbur ASH e cila në këto zgjedhje mori rreth 8 e 500 vota kurse një vit më herët në zgjedhjet parlamentare në Gostivar kishte arritur rezultat prej 10 e 500 votave.

Analistët thonë që Taravari pa vetëm hesapin e vet dhe harroi liderin dhe partinë. Për gati 5000 votat që ia dha VMRO-DPMNE në Gostivar, vuri në komarë e gjithë partinë e cila në këto zgjedhje humbi gati një të tretën e votave që arriti në vitin 2020.

Taravari me vetëm 8 e 500 votat e koalicionit ASH-Alternativa arriti të grumbullon 15.724 vota përfshi edhe votat e partisë së Mickovskit e cila për këshillin komunal arriti të fiton gati 4 e 500 vota. Taravari, për të mbajtur pushtetin në Gostivar, shkoli mbi ngjarjet e përgjakshme të 27 Prillit në Parlament dhe fundoi partinë në nivel të shtetit.

Ngjarja paraprake

Llatas, zëri i VMRO dhe Danella Arsovskës, votat shqiptare i quan vota kriminele

Ngjarja e ardhëshme

ASH rënie rapide në Gostivar, BDI rritje për mbi 1.500 vota

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian