Taravari kërkon shpëtim nga VMRO-ja

Taravarit i interesojnë zgjedhjet vendore dhe që tani mbase ka filluar të ndjehet në ankth dhe ndihmën e kërkon gjetkë , në një adresë të gabuar-tek VMRO.

Ai e di se problemi që do ketë janë votuesit e tij , janë ata të zhgënjyer nga qeverisja e tij .Dhe derisa ai i bën llogaritjet që nuk i dalin, shpërfaq një aleat që mund ta ndihmojë atë dhe ky aleat është VMRO.Ai e paralajmëroi këtë koalicion të “shpëtimit” për të nën synimin e një mandati të dytë.

Por partia e Taravarit akoma nuk ka sqaruar humbjen e zgjedhjeve parlamentare .Ai flet si fituesi i ardhshëm ndërsa fsheh humbjen e fundit pa llogaridhënie.

Taravari e di se pushteti të tretë dhe këtë pushtet vendorë ai e ka patur tashmë ndërsa kërkon një mandat tjetër katërvjecarë percjelle TetovaSot.

Taravari dhe partia e tij kanë zgjedhur tashmë një aleat si VMRO që të paktën deri tani shquhet për një nacionalizëm të theksuar dhe të hapur.Taravari e sheh si një ndihmë për rrezikun që ndjen nga humbja sepse ai flet për koalicione por nuk llogarit koalicionet e të tjerëve kundër tij dhe ata janë shumë më tepër

Ngjarja paraprake

Çfarë fshehin në brendësi iPhone 12 dhe 12 Pro

Ngjarja e ardhëshme

Spasovski: Nuk do ta shkelim privatësinë, por kontrolle nëpër shtëpi do të ketë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian