taravari jam i bindur se me 8 maj do te ndodh rotacioni politik te shqiptaret vlen eshte mrekullia 65f2460898bc9

Taravari: Jam i bindur se me 8 maj do të ndodh rotacioni politik te shqiptarët, VLEN është mrekullia

March 14, 2024
1 minut lexim

Kryetari i ASH-së dhe kandidati i “VLEN” për president Arben Taravari, sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan në Shqipëri, tha se opozita e bashkuar shqiptare i fiton bindshëm me 8 maj.

“Nga viti 2011 shqiptarët më shumë votojnë për partitë opozitare se sa për BDI-në. Kështu ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 2016, 2020, por partitë shqiptare të opozitës nuk bashkoheshin. Sot ndodh mrekullia, dhe jemi të bashkuar. Dhe e them me bindje se tani do të ndodh rotacioni politik te shqiptarët”, tha mes tjerash Taravari.

Sipas Taravarit, koalicioni VLEN është mrekullia e këtyre zgjedhjeve te shqiptarët në RMV.

Duke folur për kandidaturën për president, Taravari tha se lideri i BDI-së nuk e ka pranuar ofertën e tij që dilet me një kandidat të përbashkët shqiptarë.

“BDI nga viti 2014-të nuk ka pasur kandidatin e saj për president, por ka mbështetur kandidatët maqedonas. Nëse do ta kishim një kandidat do të futeshim me siguri në rrethin e dytë”, tha Taravari, duke shtuar se edhe tani beson se ai mund të futet në rrethin e dytë.

MARKETING

RENT A CAR

peci draft statuti i asociacionit eshte hartuar nga eksperte austriake e gjermane 65f237bb238c5
Story i mëparshëm

Peci: Draft-statuti i Asociacionit është hartuar nga ekspertë austriakë e gjermanë

abazi kurti do te beje kompromise te pa kalkuluara 65f246f689acd
Story i radhës

Abazi: Kurti do të bëjë kompromise të pa kalkuluara

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë