Talenti i Sporting, Nuno Mendes, në shënjestrën e Juventusit

Juventusi e ka vënë në shënjestër për një transferim të verës mbrojtësin e Sporting CP, Nuno Mendes.

Spas gazetës “A Bola”, Fabio Paratici e ka 18-vjeçarin në listën e tij të dëshirave, pasi mbrojtësi i majtë, i cili gjithashtu mund të veprojë edhe si qendërmbrojtës, vazhdon të bëjë përshtypje në Portugali.

Sipas medieve Juve ka një konkurrencë të fortë për përfaqësuesin aktual të Portugalisë U21, i cili ka qenë i lidhur me Arsenalin, Manchester United dhe Wolverhampton në muajt e fundit.

Gazeta zbulon se rivalët e Serie ,A Milan gjithashtu kanë qenë në kontakt me Sporting për një lëvizje të mundshme.

Sporting së fundmi ka rinovuar kontratën e të riut deri në qershor 2025 dhe ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro në marrëveshjen e tij aktuale.

Ngjarja paraprake

Ahmeti: Javën e ardhshme hapet konkursi arkitektonik për sallën koncertale

Ngjarja e ardhëshme

Gjashtë arsyet pse duhet konsumuar një lugë mjaltë para gjumit

të fundit nga

Rikthehet Coutinho

Philippe Coutinho është rikthyer këtë të hënë në stërvitje te Bracelona. Sulmuesi

AlbanianEnglishMacedonian