Talenti i Bayernit konfirmon kalimin në Serie A

Sulmuesi i talentuar i Bayern Munich, Joshua Zirkee, ka konfirmuar se do të bashkohet me skuadrën italiane, Parma.

Zirkzee nuk ishte grumbulluar në ndeshen e fundit ndaj Hoffenheim nga trajneri Hansi Flick, dhe kjo shtoi zërat për largimin e tij nga “Allianz Arena”.

Tani, talenti holandez ka konfirmuar për Bild se ai është gati të bashkohet me skuadrën italiane Parma.

“Shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin”, tha fillmisht ai

“U desh pak, por unë jam i lumtur se si përfundoi. Unë mendoj se kam mundësinë të përmirësohem në Parma, dhe shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin”, përfundoi Joshua Zirkzee.

19 vjeçari do të bashkohet me Parmën deri në fund të sezonit në formë huazimi, por me një opsion blerje për 15 milionë euro.

Ngjarja paraprake

UDHËTIMI I BABAIT NËPËR KËNGËN E VJESHTËS

Ngjarja e ardhëshme

Shala: Domaneku gjithë shpresë dhe besim në planin e PDK-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian