Talat Xhaferi do të dëshmojë për “27 prillin”

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u paraqit në Gjykatën Penale që të dëshmojë në seancën gjyqësore “Organizatorët e 27 prillit”.

Dëshmimi i Xhaferit fillimisht është paraparë për 18 shtator, por për shkak të obligimeve të tij të punës, u anulua për sot.

Kryetari i Këshillit gjyqësor, gjykatësi Ilija Tërkov paralajmëroi se sot do të dëgjohet vetëm Xhaferi, për shkak të obligimeve të të akuzuarit Mile Janakieski, i cili duhet të marrë pjesë edhe në gjykime tjera. Dëshmitarët tjerë do të dëgjohen në seancën tjetër gjyqësore, që e caktoi për 16 tetor në ora 10:30.

Në seancën paraprake dëshmuan disa deputetë të mëparshëm dhe aktualë të VMRO-DPMNE-së. Në cilësi të dëshmitarit është ftuar edhe ish deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi, i cili më 27 prill të vitit 2017 nga foltorja e Kuvendit e intonoi himnin shqiptar.

Rasti “Organizatorët e 27 prillit” gjendet në procedurë dëshmuese. Këtë lëndë e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma  Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe i Arsimit dhe Shkencës, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “kanosje terroriste e rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Ngjarja paraprake

8 ditë nga fillimi i vitit shkollor, në izolim 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës

Ngjarja e ardhëshme

Gjithçka që duhet të dini për ndeshjen Maqedoni – Kosovë

të fundit nga