Takumi Minamino shkruan një rekord të ri

Takumi Minamino ka debutuar me gol te skuadra e Southamptonit, aty ku u huazua nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit.

Southampton pësoi humbje në udhëtim te Newcastle United me rezultatin 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premier Ligë.

Njërin nga golat për skuadrën mysafire e shënoi Minamino, i cili shkroi edhe një rekord me këtë gol.

26 vjeçari u bë futbollisti i parë japonez që shënon gol me dy skuadra të ndryshme në Premier Ligë.

Para Southamptonit, Takumi Minamino kishte shënuar edhe për Liverpoolin.

Ngjarja paraprake

404 raste të reja me COVID dhe 8 të vdekur në 24 orët e fundit

Ngjarja e ardhëshme

Vajza, ja trajtimi ideal për të larguar çdo papastërti nga fytyra juaj!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian