Takimi Osmani-Casis, diskutohet për regjistrimin e diasporës

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Bujar Osmani sot realizoi një takim pune me homologun e tij nga Zvicra Ignazzio Casis.

Në takim mes tjerash është diskutuar edhe çështja e nënshkrimit të marrëveshjes për njohjen e patent shoferit.

“Në Bern të Zvicrës me Ministrin e jashtëm Ignazzio Casis pata një takim miqësor dhe produktiv. Biseduam për raportet tona të mira bilaterale, mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës si një ndër donatorët më të medhenj të RMV, bashkëpunimin multilateral, rolin e diasporës tonë në Zvicër, regjistrimin, nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e patent shoferit si dhe shumë tema tjera me interes.”, ka njoftuar ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani.

Ngjarja paraprake

Biden: Putin do të "paguajë çmimin" për ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA

Ngjarja e ardhëshme

Elita Rudi ka një mesazh për gjithë ata që e paragjykuan rreth emrit të vajzës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian