Deputeti demokrat Ervin Salianji, drejtues politik i PD-së në Qarkun e Elbasanit, ka zhvilluar sot takime me drejtues të strukturave të kësaj partie në këtë qark.
Salianji shkruan në rrjetet sociale se ka ndarë me drejtuesit e strukturave vizionin dhe projektin për fitoren në të gjithë qarkun për 2025!
“Është e dosmosdoshme të ndërtojmë dhe po ndërtojmë marrëdhënie besimi së pari me njëri tjetrin, përmes njohjes së vlerave dhe kontributit të gjithësecilit.
Asnjë sakrificë nuk harrohet dhe secili do të ketë rolin e tij në projektin e fitores, së bashku dhe pa humbur kohë do angazhohemi për të bindur çdo qytetar për nevojën jetike për ndryshim”, shkruan Salianji