Takimi me banorët e Shkallnurit, Paloka: Do t’i kthejmë Partisë Demokratike rezultatet historike

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës i Partisw Demokratike, Edi Paloka, në takimin e tij të radhës me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i paraqitur prej kreut të opozitës, është një plan i mirëmenduar dhe i detajuar deri në qindarkat e fundit, një program i cili i përfshin të gjitha shtresat dhe ku çdo qytetar mund të gjejë veten.

“Ne e kemi paraqitur një program, e kemi prezantuar rregullisht.

Një program që përfshin të gjitha shtresat dhe nuk besoj se ka një individ apo një grup që nuk e gjen veten, pasi është një program i llogaritur qindarkë më qindarkë. I gjithë programi ynë shkon 400 milion euro për një vit, me rritje pensionesh, pagash dhe ndihmash ekonomike.”

Paloka tregoi dhe vjedhjen në 8 vite të qeverisë për shumën prej 6.2 miliard eurosh, kjo përllogaritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gjithashtu i siguroi qytetarëve se fitorja e Partisë Demokratike në këtë qark do të jetë me rezultate historike.

Ngjarja paraprake

Velinovska: SHQIPTARËT janë ÇERGARË. Arsye shtesë për DIASPORËN që të REGJISTROHET. (VIDEO)

Ngjarja e ardhëshme

Vdes themeluesi i KB Lipjanit 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian