Takimi bilateral i ministrit Pançe Toshkovski me kolegun hungarez Shandor Pinter

1 minut lexim

Shkup, 27 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot ka zhvilluar në Ohër takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Hungarisë, Shandor Pinter.

Në takim, siç njofotn MPB-ja u diskutuan disa çështje me interes të përbashkët të dy vendeve, veçanërisht bashkëpunimi në luftën kundër migracionit ilegal dhe krimit të kontrabandës me njerëz.

“U theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës së Trajnimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shkollës së Policisë Hungareze për Zbatimin e Ligjit në fushën e zhvillimit të trajnimeve të përbashkëta”, njoftoi MPB-ja.

Ministri Pinter i bëri ftesë ministrit Toshkovski që të marrë pjesë në konferencën e ardhshme të ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Procesit të Budapestit, e cila do të mbahet në Budapest në nëntor të këtij viti.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

​“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21

Story i radhës

Masakra me 5 viktima në Itali, zbardhet dëshmia e djalit të autorit: Unë mbijetova sepse u shtira si i vdekur

Të fundit nga