Takimi Besimi – Hergitai: Zbatimi i shpejtë i projekteve të nxitjes të zhvillimit

– Na duhen projekte që do të nxisin rritjen ekonomike. Me ndërtimin e autostradës Shkup – Bllacë dhe seksionit të autostradës Kërçovë – Gostivar, do të kompletohet rruga e Korridorit VIII dhe Korridorit X. Ndër projektet e ardhshme të financuara nga BERZH janë rehabilitimi i pjesës lindore të hekurudhës së Korridorit VIII dhe rindërtimi i linjës hekurudhore Shkup – Kërçovë, dhe në pjesën e energjisë, tubacioni kryesor i tubacioneve të gazit Gostivar – Kërçovë dhe seksioni Sveti Nikollë- Veles, si dhe tubacioni i gazit ndërlidhës midis Maqedonisë dhe Kosovës. Këto projekte janë prioriteti jonë dhe duhet të realizohen, tha ministri Besimi.

Drejtoresha Hergitai tha se projektet duhet të kenë përparësi dhe ato duhet të zbatohen shpejtë. Ajo theksoi se është e rëndësishme për ta që të realizojnë investimet e filluara në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetike, për të dhënë përparësi projekteve të reja të infrastrukturës dhe për të përfshirë sektorin privat në zhvillimin e infrastrukturës.

Ngjarja paraprake

Aktori seksi i “Trokit në derën time” sapo u fejua!

Ngjarja e ardhëshme

​Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv me Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian