Takimet pa rezultate konkrete të dy shteteve shqiptare?!

 Në takimin e katërt më duket  të dy qeverive shqiptare , Kosova kishte marr qëndrim refuzues për projektin e Minishengenit të lansuar nga presidenti i Serbisë, Vuçiq, kryeministri Rama dhe kryeministri maqedonas Zaev, e që, sipas tyre, mbështetet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Politikanët e Kosovës janë  bërë të njohur për ndryshimin e qëndrimeve  dhe dëklaratave për marrëveshjet që vetë i nënshkruajnë. Varësisht prej rrethanave  vetiake politike, tentojnë të dirigjojnë edhe politikën shtetërore e nacionale. Dihet së çfarë qëndrimesh kontraditore kan për tema  të interesit nacional, siq e kishin më Demerkacionin , Asociacionin, Fusnotën dhe Gjykaten Speciale …Politikanët  tentuan të shfuqizojnë Gjykatën Speciale, por si vonë pak ju doli gjumi  së nuk është dashur ajo të votohet në Kuvend. Së fundi presidenti Thaçi ka nisur ta kundërshtojë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin vetë bashkë më Mustafën  e kan pranuar.

Të gjitha këto marrveshje tashmë kan karaktër ndërkombëtar që  zor të zhbëhën. Rrezikun që po e sheh tani prej tij nuk e kishte parë në kohën kur i duhej , duke lëshuar për të saten herë  pe ndaj kërkesave  hegjemoniste të Serbisë. Kurse kryeministri Hoti dhe  LDK  ndryshuan qëndrimin për Mini-Schengen kur u ngjitën në pushtet, e nuk përjashtohet mundësia që  këta  të ndryshojnë  qendrime sërish nëse ashtu ju hyn në funksion  politikisht . Se a përfiton, apo  humb Kosova,   nuk  ka  shumë rëndësi për këtë kastë politike!Takimi i fundit në Tiranë i gjashti më radhë , zor së do të sjellë implementim të marrveshjeve  të dy shteteve shqiptare.Zor të lirohemi nga praktikat folkloriste për të kaluar në vepër , kur dihet së shumë pak u realizuan marrveshjet e firmosura nga pesë takimet paraprake.Minigjengeni  do të ishte pozitiv sikur më parë të bëhët integrimi  i dy shteteve shqiptare mes vete dhe  në Evropë.Ky Minishengen i propozuar tash vetëm sa e sforcon dhe e faktorizon Serbinë në rajon, duke e bërë kryqender ekonomike , tregtare dhe politike.Zatën edhe marrveshja e Uashingtonit dhe sidomos qasja që ju dha në Ujman, është një tentim pak më ndryshe, jo i formës klasike  për ndryshim kufijsh, e në dëm të Kosovës.Kjo Serbi e cila gjithë ditën lobon kunder pavarësisë të Kosovës, madje më lobimin e saj , u bënë edhe 18 çnjohje , është shumë e quditshme, që po ndihmohet nga Evropa e nga Amerika, e ka merituar të dënohet për gjenocid.Fuqitë e Mëdha i ndryshojnë pikëpamjet e tyre gjeostrategjike sipas interesave , por çfare interesi kanë krerët e dy shtetëve shqiptare, veq që të bëhën monark  në shtetet e tyre, duke e sforcuar Serbinë,  nuk e kam fare të qartë! Apetitet serbo -ruso nuk janë vetëm Minishengeni por është  pretendimi final për asgjesim të dy shteteve tona.Këto apetite pushtuese   të sllavëve nuk shuhen  kurrë. Ne mjaftë e kemi integrimin e ndërsjellë dhe integrimin në Evropën e Bashkuar si synim i kahmotshem i shqiptarëve.Marrveshja e Uashingtonit që dha lejen  e Minishengenit më duket ide e ngutshme , kur dihet së Serbia nuk i ka hequr pretendimet territoriale karshi shqiptarëve .

Nuk i ka hequr ende nga preambulla kushtetuese  ku Kosova figuron si pjesë përbërëse e saj. Atëherë për çfarë Minishengeni apo integrimesh tjera mund të  bëhët fjalë?Bëhët fjalë për diqka që më shumë i dëmton interesat e shqiptarëve  politikisht dhe ekonomikisht në Ballkan, së sa i ndihmon ato.Në fakt bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri ështe i vonuar dhe më përfitime jo të nevojshme ekonomike, që nuk ish dashur të jetë i nevelit të tillë.Takimi i Tiranёs ishte dashur ti heqë më në fund  barrierat  midis dy vendeve. Nё takimin e Tiranёs u nёnshkruan shumё dokumente, por unё jam bukur skeptik pёr zbatimin e tyre, kur dihet së pak gjë doli pozitive nga takimet e deritashme.

Ngjarja paraprake

Dumoshi për vdekjen e gazetarit Misini: Një dritë u shua, me mallëngjim për të punuar për vendin

Ngjarja e ardhëshme

Selami: Fshatrave të Karadakut po ju rikthehen bukuritë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian