Takimet e Bashës, Koka: Shqetësimi i Ramës është entuziazmi i opozitës, mirë që kemi Metën President se do kishim parë çudira

Kryeministri, Edi Rama, i ka tërhequr vëmendjen shefit të opozitës Lulzim Basha për grumbullime në shkelje të protokolleve anti-Covid gjatë takimeve të tij elektorale.

Sipas gazetarit, Bledian Koka, shqetësimi i Ramës nuk është përhapja e Covidit por entuziazmi i tepërt i opozitës dhe mbështetësve të saj.

Koka: Fushata e PD ka një problem të madh se është shumë entuziaste në kohë Covidi. Është aq entuziaste sa Edi Rama ju lut dje Lulzim Bashës, aman ule pak entuziazmin se kemi Covidin, u kujtua tani për Covidin ky që nuk ka lënë gjë pa bërë, ky që bën grumbullime nga mëngjesi deri në darkë. E vërteta është se ka entuziazëm dhe PD ka vendosur të mbajë një profil normal të komunikimit elektoral, nuk merret shumë për ti kthyer përgjigje atij që provokon nga mëngjesi deri në darkë por merret me takimet me qytetarët, me premtime.

Por ndërsa Basha po mban një profil të ulët në përplasjen me Ramën, duke u fokusuar më tepër te takimet me qytetarët dhe shpalosja e programit, duket se këtë detyrë po e kryen më së miri Presidenti.

Koka: Është një bashkëpunim i pakordinuar mes Presidentit dhe opozitës. Presidenti i Republikës është një President i jashtëzakonshëm në një kohë totalisht të jashtëzakonshme. Mirë që ishte ai se po të kishte qenë ndonjë tjetër ne do të kishim parë çudira me atë që quhet shteti ligjor dhe shteti i të drejtës.

Ngjarja paraprake

Vendet evropiane rinisin vaksinimet me AstraZeneca

Ngjarja e ardhëshme

Klopp: Ja çfarë do të bëj pasi të largohem nga Liverpool-i

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian