Takim Zaev- Haneda: Vendi vazhdoi në rrugën e drejtë me perspektiva të hapura

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua sot me Keiko Haneda, ambasadore e Japonisë, mandati i të cilës përfundon në vendin tonë.

Siç njofton pres Shërbimi qeveritar, në takim u shprehën urime për riemërimin e kryeministrit Zaev në pozitën e kryeministrin dhe për zgjedhjen e Qeverisë së re, duke konstatuar se zgjedhja e qytetarëve për përparim dhe për vazhdim të reformave mundësoi anëtarësimin në NATO dhe hapi perspektiva të mëtejshme për vendin. Në këtë drejtim, u vlerësuan si arritje të mëdha marrëveshjet me fqinjët dhe u shpreh respekt për punën e lodhshme të kryeministrit Zaev si në planin ndërkombëtar, po ashtu edhe në planin vendor, me qëllim të sigurimit të jetës më të mirë të qytetarëve.

“Vendi ynë vazhdon në drejtimin e duhur. Pas NATO-s, jemi në pritje të mbledhjes së parë ndërqeveritare në Bruksel, e cila do të thotë fillim praktik me bisedimet me BE-në. Në ndërkohë jemi të orientuar drejt ekonomisë, ndihmës dhe mbështetjes së qytetarëve dhe ekonomisë në krizën shëndetësore-ekonomike dhe krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik. Marrëveshjet me fqinjët mundësuan bashkëpunim rajonal më të fuqishëm që pasqyrohet pozitivisht edhe në planin ekonomik. Gjithashtu punojmë edhe më përforcimin e kapaciteteve institucionale në të gjitha fushat, veçanërisht në arsim dhe në shëndetësi. Krijuam Qeveri stabile, ka motivim dhe energji te ministrat për punë dhe presim përparim të mëtejshëm të shtetit”, ka thënë kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev shprehu falënderim për miqësinë e madhe me Japoninë, veçanërisht që ky shtet është një prej donatorëve më të mëdhenj në shtetin tonë për projekte me interes nga jeta e përditshme e qytetarëve dhe e cila vazhdon edhe me paralajmërimin për ndihmë të re nga Japonia me mbi 800 mijë euro për zhvillim të shëndetit publik në vend.

Është konstatuar se të dy vendet ndajnë histori pozitive që nga koha kur Japonia ka ndihmuar në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofal. Ambasadorja e Japonisë shprehu falënderim për ndihmën nga vendi ynë për Japoninë gjatë vërshimeve në vitin 2018. Bashkërisht u vlerësua se solidariteti e tregon miqësinë e vërtetë dhe se vazhdon të zhvillohet, ku kontribut ka edhe fakti që Japonia për herë të parë, përmes ambasadores Haneda, nga viti 2017, vendosi të mbulojë shtetin me ambasador rezident në vendin tonë.

“Në takim u konstatua që në periudhën e kaluar shënohet përforcim i raporteve kulturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë dhe janë shprehur përcaktimet për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në ekonomi, përmes shkëmbimit të praktikave pozitive nga Japonia, si vend i zhvilluar ekonomik, me traditë të madhe dhe popull punëtor, si dhe për hapjen e mundësive për prani më të madhe të bizneseve të Japonisë në vendin tonë”, thuhet në kumtesë. fab/

Ngjarja paraprake

Laçi zyrtarizon një meksikan

Ngjarja e ardhëshme

Filipinet regjistrojnë mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

të fundit nga