Takim Xhaferi- Jankoviq  

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi e pranoi në takim të lamtumirës Shefin e Zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, kolonelin Zoran Jankoviq.

 Kryetari Xhaferi me këtë rast falënderoi për angazhimin e deritanishëm të kësaj Zyre, sidomos të z. Jankoviq, si bashkëkohës i integrimit tonë tre dekadësh në NATO, me urime për suksese të mëtejshme në planin personal dhe profesional.

Koloneli Jankoviq theksoi se meritat për realizimin e këtij përfitimi të rëndësishëm për shtetin janë të të gjitha qeverive, parlamenteve dhe kryetarëve të deritanishëm por, roli i Kuvendit është kryesor në rafinimin e dialogut politik dhe konsensusit për anëtarësim në aleancën më të fuqishme dhe më afatgjate ushtarako – politike në nivel global.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për aktivitetet e ardhshme në Aleancën NATO që do të jenë të fokusuara në transformimin dhe modernizimin, si edhe ndërtimin e sistemeve stabile të mbrojtjes. Aleanca me të gjitha vendet anëtare të NATO-s bashkë, por edhe mbi baza të veçuara bilaterale, paraqet sfidë të mëtejshme për vendin kah arritja e qëllimit themelor të Aleancës – mbrojtës i paqes dhe sigurisë globale.

Me shënimin e njëvjetorit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, pushon të funksionojë Zyra ndërlidhëse e NATO-s në Shkup, sepse prej konsumuesi, shteti u bë kontribuues i barabartë në të gjitha aktivitetet e NATO-s, si në planin politik, ashtu edhe në planin ushtarak.

 

Ngjarja paraprake

​Basketboll/ Shpallet lojtari më i mirë i javës nga xhiro e 26-të e Superligës

Ngjarja e ardhëshme

Regjistrimi në diasporë, ESHS: 171.620 të regjistruar, 11.000 brenda një dite

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian