Takim Shahpaska – Saiti: Kryqi i Kuq është partner yni në angazhimet për ndihmë dhe mbështetje të më të ndejshmëve

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot kishte takim me përfaqësues të Kryqit të Kuq, në të cilin kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit për avancimin e situatës sociale dhe ekonomike të qytetarëve.

“Rëndësia e Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut është e madhe. Ai është partner yni, me të cilin jemi në vijë të njëjtë dhe bashkë angazhohemi për avancimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të qytetarëve përmes ndihmës socio – psikologjike dhe ndihmës materiale dhe mbështetje për ata të cilët është patjetërsueshme dhe më e nevojshme”, theksoi ministrja Shahpaska në takim.

Nga ana e Kryqit të Kuq ishin theksuar aktivitetet e tyre të cilat janë në domenin e asistencës së grupeve të ndjeshme të popullatës. Siç janë, aktivitete për përgjigje ndaj sfidave të shkaktuara nga KOVID-19, bashkëpunim në pjesën e asistencës personale të personave me nevoja të veçanta dhe kujdes të personave të moshuar dhe persona me nevoja të veçanta, socializim i fëmijëve dhe të rinjve me nevoja të veçanta, ndihmë për emigrantë, refugjatë dhe azilkërkues, ndihmë të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijë shfrytëzues të shtesës së posaçme.

Në takim është biseduar edhe për mundësitë reale për zhvillim dhe realizim të projekteve të përbashkëta të miratuara nga MPPS, ndërsa të financuara nga programe evropiane, Kryqi i Kuq i Austrisë dhe në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.

Ministrja Shahpaska ka shfaqur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të përbashkët edhe në të ardhmen  edhe përmbushjen e prioriteteve të përbashkëta, ndihmë të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve. fc/

 

 

Ngjarja paraprake

Ministri turk i Shëndetësisë: Jo të gjitha rastet COVID-19 janë pacientë

Ngjarja e ardhëshme

“Haland do t’ju copëtojë dhe do t’ju bëjë lakër”! Serbët ndihen të provokuar

të fundit nga