Shkup, 5 tetor 2020 (MIA) – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska u takua sot me Rexhepali Çupi, drejtor i Fondit për Arsimin e Romëve (FAR) me qendër në Beograd, për të diskutuar projektet aktuale për të cilat punon Fondi me qëllim që të jetë përfshirja më e madhe e romëve në jetën shoqërore përmes ndihmës dhe mbështetjes në procesin arsimor dhe parashkollor.
Siç kumtoi MPPS-ja, Çupi theksoi se Fondi për Arsimin e Romëve ka zyra në 16 vende në Evropën Juglindore dhe në vendin tonë po punon në dy projekte të mëdha dhe shumë të rëndësishme – bursa për fëmijët romë në shkollim të mesëm dhe projektin për përfshirjen falas të fëmijëve romë në arsimi parashkollor, projekt i zbatuar nga MPPS-ja në bashkëpunim me 18 njësi të vetëqeverisjes lokale.
“Këto projekte janë zbatuar që nga viti 2006 dhe çdo vit për 350-400 fëmijë romë të moshës 3-6 vjeç janë përfshirë në arsimin parashkollor, ku 19 kujdestarë romë janë të punësuar si pjesë e projektit. Në mënyrë që të rritet përfshirja e fëmijëve romë në arsimin parashkollor nga janari i vitit 2019, MPPS-ja e zgjidhi përfshirjen e fëmijëve romë në kopshte për fëmijë nën drejtimin e Qeverisë së RMV-së në mënyrë sistematike me propozim për këshillat e komunave për të liruar prindërit e këtyre fëmijëve nga participimi”, thuhet në kumtesë.
Gjatë takimit u diskutua mundësia e përfshirjes së fëmijëve romë në onlajn monitorimin të mësimit për arsimin parashkollor gjatë pandemis së KOVID-19. Për të mundësuar këtë qëllim, Fondi për Arsimin e Romëve ofron mbështetje duke siguruar tableta për ata fëmijë romë që nuk do të qëndrojnë fizikisht në kopshtet.
Të dy palët ranë dakord që bashkëpunimi në mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondit të Arsimit të Romëve të vazhdoj, me qëllim përfshirjen më të madhe të romëve në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, me theks të veçantë në procesin e arsimit parashkollor. bs/fab