Takim onlajn i Pendarovskit me Asociacionin e ish-anëtarëve të PE-së

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim virtual me delegacionin e Asociacionit të anëtareve të mëparshme të Parlamentit Evropian, në të cilin janë këmbyer mendime dhe informacione rreth procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe progresin në sferat reformuese kyçe si edhe për ngjarjet aktuale në BE nga aspekti i pandemisë së Kovid-19.

Delegacioni përbëhet nga 15 anëtarë të mëparshëm të Parlamentit Evropian nga Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Greqia dhe Sllovenia dhe kryesohet nga Hans-Gert Potering, kryesues aktual me Asociacionin dhe ish-kryetar i Parlamentit Evropian.

Pendarovski, siç informojnë nga Kabineti i tij, ka shprehur kënaqësi nga mbështetja e vazhdueshme dhe parimore që e merr vendi ynë nga Parlamenti Evropian dhe ka theksuar se duke e pasur parasysh progresin e arritur, Maqedonia e Veriut e meriton dhe është e gatshme t’i fillojë negociatat inkuadruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa integrimi i Maqedonisë së Veriu dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interes të sigurisë rajonale dhe prosperitetit.

Ish-eurodeputetët i kanë përshëndetur angazhimet e presidentit Pendarovski për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinje me shtetet fqinje dhe përkushtimin e bashkëpunimit rajonal dhe implementimin e standardeve evropiane në vend.

Takimi virtual i presidentit Pendarovski me eurodeputetët është pjesë e programit – Vizitë studimore në Maqedoninë e Veriut me qëllim të promovimit të dialogut konstruktiv dhe mbështetjen e demokracisë parlamentare. shk/

 

Ngjarja paraprake

Nxënësit e shkollave të mesme me apel për ndërprerje të bojkotit

Ngjarja e ardhëshme

Tre të vdekur dhe 34 të infektuar me koronavirus në Kosovë

të fundit nga