Takim i Zaevit dhe Shekerinskës me oficerë të kthyer nga Afganistani: Ju jeni krenari për shtetin dhe partner i dëshirueshëm në misionet ndërkombëtare

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot realizuan takim me një grup oficerësh, të cilët u kthyen nga misioni “Mbështetja vendimtare” në Afganistan.

Në takimin në të cilin morën pjesë edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, kryeministri Zaev në emrin personal dhe në emër të Qeverisë i falënderoi dhe dërgoi urime oficerëve për misionin e kryer me sukses.

Ai theksoi se pjesëtarët e Armatës sonë janë krenari për shtetin dhe me profesionalizimin e tyre të lartë janë partner i dëshirueshëm në misionet ndërkombëtare.

“Tani jemi anëtare e NATO-s. Dhe si partner i barabartë ndajmë përgjegjësi në kontributin për ruajtjen e paqes botërore. Ju e përfaqësoni vendin tonë në hijen më të mirë që është me rëndësi të madhe”, theksoi kryeministri  Zaev.

Shekerinska potencoi se shteti ynë jep kontribut të madh me pjesëmarrjen në misionet ndërkombëtare dhe deri më tani janë dërguar mbi 4.000 ushtarë.

“Kam kënaqësinë që oficerët tanë me sukses e kanë përfunduar misionin. Kjo përfaqëson përvojë të madhe për oficerët tanë. Nga këto misione profilizohen profesionistët tanë më të mirë”, deklaroi Shekerinska.

Oficerët e shtabit, të cilët u kthyen nga Mazar Sharif dhe ishin shpërndarë në kuadër të Komandës për Trajnim, Këshillim dhe Asistim – Veri, theksuan se ushtarët dhe oficerët tanë janë partner i çmueshëm dhe i besueshëm në misionet ndërkombëtare.

“Në takim ishte shfaqur kënaqësia nga kushtet e përmirësuara në Armatë, me çka ishte theksuar mbështetja e Qeverisë për avancimin e kushteve materiale, statusit dhe dinjitetit të ushtarëve dhe eprorëve. Njëherësh ishte theksuar se mbetet përkushtimi për pjesëmarrje të mëtutjeshme në misionet ekzistuese dhe të reja ndërkombëtare”, informojnë nga Qeveria.

Republika e Maqedonisë së Veriut, kontributin e saj me oficerë të shtabit në Komandën për Trajnim, Këshillim dhe Asistencë – Veri e filloi para gjashtë viteve dhe mori pjesë me 13 rotacione gjashtëmujore. Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Armatës në misionin “Mbështetja Vendimtare” në Kabul, Afganistan, vazhdon deri në përfundimin e saj. fc/

Ngjarja paraprake

Gjithsej 162 raste të reja me Kovid-19, katër të vdekur, 109 pacientë të shëruar

Ngjarja e ardhëshme

Lleshaj medalje nderi zv.drejtorit të policisë italiane, Rizi: E dëshironim lirimin e Alvin Berishës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian