Takim i ministrit Besimi me përfaqësues të OEMVP-së

Shkup 28 shtator 2020 (MIA) – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në takimin e sotëm me ministrin e Financave, Fatmir Besimi ka shprehur gatishmëri për rol aktiv në procesin e propozimit të ligjeve dhe rregullative, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në subjektet afariste.

Në takimin, thuhet në kumtesë, OEMVP-ja prezantoi edhe Platformën për zhvillim ekonomik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ana e ministrit u prezantua pakoja e katërt e masave ekonomike, e cila u miratua në seancën e djeshme të Qeverisë.

“Në kuadër të platformës për zhvillim ekonomik të Maqedonisë së Veriut, të përpiluar nga vetë OEMVP-ja u prezantuan dhe shtjelluan pikat ku shteti duhet të intervenojë në mënyrë që zhvillimi dhe rritja ekonomike e tij të rifillojë ecurinë e saj, shtuar këtu edhe masat ekonomike kundër Kovid-19 që duhet të paraprijnë për rekuperim të ekonomisë dhe rikthimin në traektorinë normale”, thuhet në kumtesë.

OEMVP-ja, thuhet më tej, gjithmonë udhëhiqet nga parimet bazë mbi të cilat vazhdimisht synon të paraqitet si urë lidhëse mes institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin e arritur deri më tani si dhe në çdo kohë duke shpalosur dhe përfaqësuar interesat e biznesit.

“Qëllimi i këtyre takimeve, veqse më të shëndruara në traditë, realizohen me të vetmin qëllim që të forcohet dhe të vazhdojë bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore dhe komunitetit të biznesit. Me ndihmën e këtyre takimeve, fitohet një pasqyrë reale mbi kërkesat momentale të bizneseve, e sidomos gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Kovid-19, pasi që e njejta ka prekur dhe ka ndikuar në veprimtarinë e subjekteve afariste”, qëndron në kumtesë.

OEMVP-ja kërkoi nga ministri i Financave që Oda të luajë rol aktiv në procesin e propozimit të ligjeve dhe rregullativave të cilat tangojnë drejtëpërdrejtë bizneset. bsh/

Ngjarja paraprake

Rahoveci i bën tri përforcime

Ngjarja e ardhëshme

5 mësues me Covid, mbyllet gjimnazi në Përmet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian