Tajlandë, kryeministri paralajmëron veprime të rrepta kundër protestuesve që kërkojnë largimin e tij

Kryeministri i Tajlandës, Prayut Chan-o-cha, ka paralajmëruar për përdorimin e të gjitha ligjeve dhe veprimeve kundër protestuesve që kërkojnë largimin e tij nga zyra e kryeministrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se paralajmërimi i kryeministrit tajlandez erdhi midis tubimeve të vazhdueshme në rrugë nga protestuesit anti-qeveritarë që kërkojnë largimin e tij dhe reformat në monarki.

Në një deklaratë, Prayut tha se qeveria dhe të gjitha agjencitë janë përpjekur të gjejnë një mënyrë paqësore për të dalë nga konflikti, duke ndjekur procedurat ligjore nën një monarki kushtetuese.

“Situata nuk po lehtësohet në një drejtim të mirë dhe ka një tendencë që konflikti të përshkallëzohet në dhunë më të madhe. Nëse nuk adresohet, kjo mund të shkaktojë dëm për vendin dhe institucionet, si dhe për paqen dhe sigurinë e jetës dhe pasurisë së popullit”, tha kryeministri Prayut.

Sipas tij, është e nevojshme që qeveria dhe agjencitë e sigurisë të intensifikojnë veprimet e tyre duke përdorur “të gjitha ligjet dhe nenet për të ndërmarrë veprime kundër protestuesve që shkelin ligjin dhe nuk tregojnë respekt për të drejtat e njerëzve të tjerë”.

Mbrëmë, mijëra protestues pro-demokracisë u tubuan në kryqëzimin Ratchaprasong, përsëri duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe reformat në institucionin mbretëror.



. .

Ngjarja paraprake

Aksidentohen dy vetura gjatë natës në Vlorë, lëndohen dy persona

Ngjarja e ardhëshme

Pendarovski: Në Marrëveshjen me Bullgarinë, nuk ka pjesë që thotë se duhet të debatojmë për prejardhjen dhe gjuhën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian