“Tahirin e takova‘, avokati Haxhia rrëfen takimin me ish-ministrin e brendshëm në burg

Maks Haxhia, avokati mbrojtësi Saimir Tahirit, tha se është takuar mëngjesin e sotëm në burgun 313 me ish-ministrin e Brendshëm.

Teksa e cilësoi të padrejtë dënimin me 3 vite e 4 muaj burg, Haxhia tha se Tahiri është takuar dhe me familjarët dhe se është në gjendje të mirë shpirtërore.

“Unë sot në mëngjes pata takim tek burgu 313. Është në dhimb ne vete, në gjendje shpirtërore shumë të mirë me kurajo dhe është i ndërgjegjshëm për pafajësinë.

Në burg do të qëndrojë me persona të tjerë. Shteti do të marrë të gjitha masat dhe ai është një njeri që nuk i lëviz qerpiku. Sot pati takim me familjarët”, tha Maks Haxhia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SHBA, rritje e dezinformatave në platformat e mediave sociale

Story i radhës

Këto pajisje shtëpiake s’duhet të pastrohen kurrë me ujë

Të fundit nga