Tahiri, PDK: “Vetëmenaxhimi shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e Kryeministrit”

Pas pauzës, me rikthimin e kryeministrit Kurti në Kuvend, po vazhdon seanca. Fjalën e mori Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, i cili foli për dakordimin për zbatimin e marrëveshjes në Ohër.

Deputeti Tahiri tha se Kosova ka marrë disa hapa të dhimbshëm “që në fakt e cënojnë atë që është shpall me 17 shkurt, pra pavarësinë e vendit”.

“Paragrafi i 3-të i preambulës, është shumë i dhimbshëm sepse si vend i bie ta respektojmë kushtetueshmërinë e te dyja vendeve dhe në një formë apo në një tjetër ne si qeveri e Kosovës ta pranojmë faktin, që të vazhdojmë me funksionu kështu duke qenë pjesë e preambulës së kushtetutës së Serbisë, kjo është e dëmshme dhe e dhimbshme. Fatkeqësisht, siç duket Republika e Serbisë po e ndërton një rast për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, u shpreh ai.

Tahiri tha se tashmë Asociacioni është fakt i kryer.

“E kemi nenin 7-të, si pjesë e dëmshme dhe e panjohur ku Republika e Kosovës merr përsipër themelimin e kësaj njësie që ka të bëjmë me vetëmenaxhimin e Komunitetit serb në Kosovë….Kjo formë e vetëmenaxhimit shkon përtej Asociacionit, mos bini në kurthën e kryeministrit. Asociacioni është fakt i kryer”, tha ai.

Story i mëparshëm

Borrell: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet, nuk ka vend për zgjedhje

Story i radhës

Tovërlani: Po përgatitemi për ndeshjen ndaj Moldavisë

Të fundit nga