Tahiri e Gashi me investime të përbashkëta për pastrimin e lumit Kozaricë, Breznicë, Stanoc e Lumadh

Kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri dhe kryetari i Obiliqit sot kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim të pastrimit të shtratit të lumit nga Kozarica Brezhnica Stanoci i epërm Stanoci i poshtëm e deri në Lumadh.

 Lagje të këtyre fshatrave shpesh janë përballur me vërshime nga ky lum. Prandaj me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka thënë se tash do ti jepet fund problemit të madh të vërshimeve që po shkaktohen në atë zonë. 

 Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka shpjeguar detajet e marrëveshjes.  “Me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, nënshkruam sot Memorandum Bashkëpunimi në realizimin e projektit “Pastrimi i shtratit të lumit nga fshati Kozaricë, Breznicë, Stanoc i epërm dhe i poshtëm, deri në derdhjen e lumit Llap“, ka deklaruar Gashi.  Ai ka thënë se vlera e këtij projekti është 79,216. € , ku komuna e Obiliqit do të bashkëfinancojë me 55 mijë Euro, ndërsa komuna e Vushtrrisë prej 24,216 Euro.

Ngjarja paraprake

Kosova U21 dhe Austria U21 ndeshje e vlefshme për kualifikime

Ngjarja e ardhëshme

Zjarr në një veturë në qendër të Tetovës

të fundit nga