Tahir Batatina ka një kërkesë për futbollistët e Kosovës para ndeshjes me Spanjën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina përmes një postimi ka drejtuar një kërkesë në drejtim të futbollistëve të Kosovës.

Batatina ka kërkuar nga futbollistët e kombëtares që të mos dorëzohen pasi që, sipas tij, ata janë zemra dhe shpirti i Kosovës.

Trajneri ka thënë se Kombëtarja e Kosovës në këto momente ka nevojë për mbështetje.

Postimi i plotë:

Edhe në humbje por edhe në fitore gjithmonë me ju djema!

Unë kam kaluar shumë sfida por kurrë nuk jam dorëzuar dhe kërkoj nga ju që mos të dorëzoheni sepse ju jeni zemra dhe shpirti i Kosovës, ju jeni ambasadorët më të mirë të shtetit, ju mund edhe të humbisni por edhe të fitoni por ju gjithmonë duhet të respektoheni sepse ju jeni ushtarët më të mirë të shtetit që luftoni në fushën e blertë.

Edhe kur humbet një betejë gjithmonë duhet t’i duani ushtarët për ta fituar luftën, prandaj gjithmonë duhet t’iu mbështesim në rrugëtimin e nisur të shtetit dhe kombëtares sonë. Në këto momente ju keni nevojë për mbështetje sepse ju gjithmonë do të mbeteni në shërbim të shtetit tonë.Forca KOSOVË me ju gjithmonë, në çdo moment dhe në çdo kohë!

Ngjarja paraprake

Pas vendimit të Kolegjit, KQZ nuk humb kohë! Miraton përmbajtjen e fletës së votimit në 12 qarqe

Ngjarja e ardhëshme

SHËNIMET E GJON NIKOLLË KAZAZIT NGA BUXHOVI BOTOHET N`ITALISHT

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian