Tabaku: “Zhduket” administratorja e inceneratorit të Tiranës, nuk na përgjigjet në telefon

schedule14:19 – 18 Shkurt, 2022

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, në mbledhjen e sotme të komisionit të Inceneratorëve ka bërë me dije se administratorja e Inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, nuk u paraqit mëngjesin e sotëm në seancën dëgjimore para komisionit.

Tabaku është shprehur se Kodra është ftuar që të shkojë në komision për të dëshmuar edhe në orën 15:00, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.

Ndër të tjera ajo thekson se Kodra është telefonuar disa herë, por punonjësi i ka mbyllur derën dhe ka thënë që nuk ndodhen asnjë nga stafi i inceneratorit i pranishëm në kantier.

LEXO EDHE: Inceneratori i Fierit, dëshmon administratori: Nuk i mbaj mend të gjitha

“Diskutuam sot në mëngjes për praninë e znj.Ariola Kodra. E pritëm në mëngjes, nuk erdhi. E ftuam në orën 15:00. Stafi i Kuvendit dhe posta e posaçme e Kuvendit shkuan në inceneratorin e Tiranës i cili është i mbyllur. Punonjësi ka mbyllur derën dhe tha që nuk ndodhen asnjë nga stafi i inceneratorit i pranishëm në kantier.

I kemi nisur një kërkesë tjetër me postën speciale znj.Ariola Kodra. E kemi marrë disa herë në telefon. Do ta ripërsërisim kërkesën tonë që ajo të jetë këtu pjesë.

Ndërkohë që na ka sjellë një pjesë të informacionit që kërkuam ditën e premte. I bëjmë thirrje znj.Ariola Kodra, punonjësve të inceneratorit të Tiranës të hapin derën, të pranojnë shkresën e Kuvendit, janë letra zyrtare të shtetit shqiptar. Ju lutem merrni njoftimin për të ardhur për të dëshmuar!”, ka thënë Tabaku. /

Story i mëparshëm

“Cilës familje serbe po ia paguan energjinë”, reagon ashpër publicistja e njohur

Story i radhës

Studentët pa bursa, 85% e tyre nuk i kanë marrë lekët prej muajit tetor, UT: Vonesa vetëm te Ekonomiku

Të fundit nga