“Syri i Gjarprit”, 22 të pandehurit lirohen nga akuza

22 të pandehurit në rastin “Syri i Gjarprit 2” janë liruar nga akuza për veprën penale të “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, ndërsa për disa prej atyre që u akuzuan për “bashkim kriminel” rasti është e vjetërsuar. Vendimi u miratua sot nga Gjykata Penale Shkup pas fjalëve përmbyllëse të prokurorit publik dhe fjalëve përmbyllëse të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre. Bëhet fjalë për rast nga viti 2008 kur policia arrestoi 25 punonjës të “Rrugët e Maqedonisë”. Ata u ndoqën penalisht për formimin e bashkimit kriminel në një mënyrë të organizuar, duke mos lëshuar fatura fiskale, duke ua paguar shoferëve gjysmën e çmimit dhe pjesën tjetër e kanë marrë për vete. Tre nga të pandehurit ndërruan jetë gjatë një sërë procedimesh në këtë çështje.

Alsat

Ngjarja paraprake

Arsenali detyrohet t’i paguajë Ozilit bonus besnikërie prej tetë milionë funtesh

Ngjarja e ardhëshme

Xhaka habit: Unë kam qenë mjaft i ndrojtur në shkollë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian