Sylvinho sqaron mungesat e Mihajt, Dokës, Çekiçit dhe Roshit

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho në konferencën e sotme për media para ndeshjes me Poloninë ka sqaruar mungesat e Enea Mihajt, Albi Dokës, Endri Çekiçit dhe Odise Roshit.

Sylvinho publikoi dje listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Poloninë, ku vërehej mungesa e Mihajt, Dokës, Çekiçit dhe Roshit, ndërsa kishte edhe risi me thirrjen e Jasir Hasanit dhe Anis Mehmetit.

Sylvinho tha se katër lojtarët e lartpërmendur mund të jenë pjesë e kombëtares në të ardhmen, por se këto janë zgjedhjet e tij për ndeshjen me Poloninë.

“Sigurisht që ata mund të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Janë lojtarë të rëndësishëm, janë në fokusin tonë, si Muçi dhe Çekiçi. Ata mund të na ndihmojnë shumë në të ardhmen. Ky është një grumbullim për një ndeshje, atë ndaj Polonisë. Në të ardhmen mund të ftojmë edhe lojtarë të tjerë, jo vetëm këta që përmendim. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne, por këto janë zgjedhjet për këtë ndeshje”, tha Sylvinho.

“Ka edhe lojtarë të tjerë si Muçolli. Ai është një mëngjarash që më pëlqen shumë. Ai është teknikisht i fortë dhe na bën punë, do e mbaj në vëzhgim”, tha më tej Sylvinho.

Ndërkaq, për prurjet e reja si Jasir Hasanin dhe Anis Mehmetin, Sylvinho kishte vetëm fjalë të mira, ku tha se Hasani i nevojitej skuadrës pasi që luan me të majtën dhe është mesfushor sulmues, kurse Mehmetin e cilësoi tejet të fortë dhe në formë tejet të shkëlqyer.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Partia Socialiste zbulon emrin e kandidatit për Bashkinë e Beratit

Story i radhës

Maskë vetëm me dy përbërës shtëpiak të ngadalësoni plakjen e lëkurës

Të fundit nga