Sylvinho merr kombësinë shqiptare, Presidenti i dorëzon dekretin në Mbrëmjen e Madhe të Yjeve të Futbollit

December 18, 2023
1 minut lexim

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendez Campos Junior, është tashmë një shtetas shqiptar.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dorëzoi dekretin këtë të hënë në Mbrëmjen e Madhe të Yjeve të Futbollit 2023.

Ndërkohë, futbollistëve, kryeministri Edi Rama u dha pasaportat diplomatike, që i përfitojnë për herë të dytë, pas atyre në vitin 2016, kur u kualifikuan për herë të parë në kampionatin evropian të futbollit.

“Përgëzoj me gjithë zemër të gjithë ata që mundësuan këtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Përgëzimin e nis nga Gianni de Biasi, që është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur, e vazhdoj me Edi Rejën, që mori përsipër të drejtojë skuadrën duke u bërë ura mes dy sukseseve. Dua ta mbyll me Sylvinhon”, tha Rama.

Viti 2023 ishte një sukses i vërtetë për futbollin, me Kombëtaren që siguroi një biletë për në “Euro 2024”. Shqipëria e Sylvinhos, me pikët e grumbulluara, kryesoi listën në grupin e eliminatoreve, ndërsa pas hedhjes së shortit, u vendos në grupin B, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Haris i përgjigjet Amadeas për tradhtinë: Gjëja më e mirë që jam ndarë. Ajo po gënjen!

Story i radhës

Mariçiq: Ndryshimet kushtetuese janë kushti i vetëm, por vetëm për fillimin e negociatave

Të fundit nga

Mourinho zbulon si u largua Ibrahimoviç nga Interi

José Mourinho ndau një anekdotë interesante rreth kohës së Zlatan Ibrahimoviç tek Interi dhe largimin e suedezit për te Barcelona. Sipas trajnerit portugez, Ibrahimović hyri një ditë në dhomën e zhveshjes dhe njoftoi

Microsoft vihet nën hetim të autoriteteve Amerikane

Microsoft do të vihet nën mikroskopin e autoriteteve rregullatorë Amerikane, konkretisht Komisioni Federal Tregtar i cili do ta hetojë për praktikat e biznesit. Përmes një letre dërguar Microsoft, FTC kërkon që kompania
ShkoLartë