Syla: Grumbullimi i njerëzve, pjesa më e keqe e fushatës

Gazetari Gazmend Syla ka kritikuar tubimet e partive politike në kohë të pandemisë duke thënë se të njëjtët politikanë që bënë thirrje për respektim të masave, po i shkelin ato.

“Grumbullimi i njerëzve në fushatë është pjesa më e keqe e fushatës në këto dy ditë prejse nisi zyrtarisht. Problem më të madh se kaq paraqet të krenuarit e liderëve politikë dhe kandidatëve për deputet, ministrave dhe ish-ministrave, në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale se sa shumë janë. Po fyhet inteligjenca e njerëzve, po shkelet mbi shëndetin e tyre.

“Edhe kur të kryhet kjo fazë kur të kryhen zgjedhjet dhe kur të vjen një qeveri sërish do të bëjnë thirrje për respektim të masave”.

Syla në Edicionin e Analizës Zgjedhore ka thënë se Vetëvendosje do të ishte rritur njëjtë edhe pa lidhjen e koalicionit me Vjosa Osmanin.

“Edhe po të mos ishte Vjosa Osmani, Vetëvendosje do të ishte këtu ku po e shohim. Osmani mund të ketë vota, por jo në masë aq të madhe. Kjo rritje kaq e madhe nga zgjedhjet e vitit 2019 nuk është meritë e Vjosa Osmanit siç edhe u pa në sondazhe pas zyrtarizuan partneritetin”.

Ngjarja paraprake

A është PSD-ja vazhdimësi e shkollës së Vetëvendosjes? Flet Dardan Molliqaj

Ngjarja e ardhëshme

Kërkesë, Gjykatës Kushtetuese, Supreme dhe KQZ-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian