Sveçla: Ish-punëtorët e “Prishtina Parking” na thanë se u larguan nga puna për votën e tyre

Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se është një kaos total me parkingun në kryeqytet, duke fajësuar komunën e Prishtinës për një gjë të tillë.

Madje, ai tha se, sipas informacioneve që kanë, disa punëtorë janë penalizuar për shkak të votës së tyre në zgjedhjet e fundit komunale.

“Kemi shumë ankesa nga banorët, nga ish-punëtorët, për të cilët kemi informacion se janë larguar nga puna për shkak që s’kanë votuar sipas preferencave të personave udhëheqës të ndërmarrjes

“Prishtina Parking”. Banorë të lagjeve po protestojnë. Thjesht nuk po respektohet rregullorja e komunës së Prishtinës për parkingun, do të thotë ka mbiautorizim”.

Gjithashtu, ai ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, se nuk po tregohet transparent sa i përket projektit me të cilin do ta udhëheqë Prishtinën, pas lidhjes së koalicionit me PDK-në.

“Është mostransparencë totale në këtë drejtim dhe nuk e dimë me çfarë programi do të qeveriset Prishtina. E dimë projektin e Ramës, por jo edhe atë të koalicionit me PDK-në”.

Sveçla u tregua kritik edhe për vonesën e kompletimit të ekipit nga Rama, për të cilin tha se në fushatë thoshte që e ka gati atë.

“Dy muaj pas betimit është kompletuar ekzekutivi i Prishtinës, përveç drejtorisë për kulturë. Presim të lëvizin nga vendi. Për emrat e përveçëm të drejtorëve ende s’mund të flitet, akoma s’i dimë kapacitetet e tyre”.

Për mundësinë e krijimit të më shumë drejtorive, Sveçla tha se ka të bëjë me mbushjen e apetiteve në mes të dy partnerëve të koalicionit.

Ai shtoi se gjendja në komunën e Prishtinës është më e keqe se kur janë mbajtur zgjedhjet.

“Për tre muaj ditë është rënduar gjendja. Problemi me qentë endacakë është rritur, numri i pacientëve është rritur në QMF nga COVID-19, pastrimi i rrugëve nga bora”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pasuria i bën njerëzit egoistë

Story i radhës

Macron dëshiron udhëheqje politike për zonën Shengen

Të fundit nga