Suzana Ujkiq – forca e Istogut në sfidën e parë të Kupës së Evropës 

Istogu ka një fytyrë tjetër si ekip, që nga viti 2018 kur Suzana Ujkiq e kishte veshur edhe zyrtarisht fanellën e klubit! 
Hendbollistja Ujkiq nga Tuzi i Malit të Zi, me nënshtetësi të Kosovës, anëtare e Kombëtares tonë, është shtylla e mbrojtjes së klubit Istogu, nënkampione. 

Ajo edhe në ndeshjen e djeshme ishte prej më të mirave në radhët e Istogut, duke iu dhënë zemër bashkëlojtareve për gjatë 60 minutave dhe në fitoren me rezultat 26:21 ndaj Vushtrrisë në palestrën e sporteve në Samadrexhë, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës.  

Ujkiq u angazhua me mish e me shpirt,  edhe në momentin kur ishin në disavantazh me katër gola (14:10), ajo e kishte vetëbesimin se do të ia dalin në këtë sfidë dhe ia dolën.

Ujkiqi është në formën më të mirë dhe beson e shpreson se do të kalojnë në rrethin e tretë. Ujkiqi është forca e lojës së Istogut.

Edhe një fakt, që nga viti 2018, kur Ujkiqi është paraqitur në fushë, Istogu iu është kthyer e mbara, në vitin 2018 fitoi Kupën e Kosovës, në vitin 2019 titullin dhe Kupën e Kosovës. Me Ujkiqin për tre vite fituan tre trofe dhe tani synojnë trofetë e radhës!

Ngjarja paraprake

Tayna ka një mesazh të rëndësishëm për fansat e saj

Ngjarja e ardhëshme

Avantazhet e javës me katër ditë pune

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian