Suspendohet katër herë kampioni i botës, tradhtoi gruan

Katër herë kampioni i botës në not, Daiya Seto, është pezulluar deri në fund të këtij viti nga Federata e Notit e Japonisë, pas një afere jashtëmartesore.

26-vjeçari është pezulluar sepse e ka shkelur kodin e mirësjelljes së organit qeverisës japone.

Kampioni i botës në 200 dhe 400 metra dha dorëheqje nga detyra e kapitenit të ekipit olimpik të notit të Japonisë, pasi e pranoi se ka pasur aferë jashtëmartesore.

Ai do të ketë të drejtë të marrë pjesë në Lojërat e shtyra Olimpike në Tokio më 2021.

“Mendoj se kërkimfalja ime është për të vazhduar me notin, ta kthej besimin e familjes sime, e cila është thellësisht e lënduar nga sjellja ime e papërgjegjshme”, tha Seto.

“Dëshiroj të përballem me notin me përkushtim për t’ia filluar nga e para, në mënyrë që familja ime dhe të gjithë të më pranojnë përsëri si notar”, nënvizoi ai.

Ngjarja paraprake

MASH: Procesi arsimor po zhvillohet pa pengesa, rritet numri i nxënësve të cilët mësimin e ndjekin online

Ngjarja e ardhëshme

Filipçe: Kemi kapacitete për trajtimin pacientëve me Covid-19 në spitale publike

të fundit nga