Surprizë! Studimi i fundit bën kthesën e madhe, tregon sa kafe mund të pijmë në ditë

Surprizë! Studimi i fundit bën kthesën e madhe, tregon sa kafe

Aty nga kafja e katërt, kur fillojmë të ndihemi në faj ndalojmë dhe pyesim përreth: “Sa kafe mund të pijmë në ditë?!” 

Deri më tani kemi dëgjuar variante të ndryshme përgjigjesh, por bazuar në studimin e fundit, të kryer në Universitetin e Australisë së Jugut limiti i numrit të kafeve që mund të pijmë gjatë ditës, ishte surprizues.

Duhet thjesht të mos kaloni tek filxhani i 6-të! Më pak se 6 kafe në ditë nuk ndikojnë aspak në shëndetin e zemrës.

Ekspertët vunë re se pas 6 kafesh, konsumimi i kafeinës filloi të ndikonte tek tensioni i lartë i gjakut, gjë e cila mund të shkaktojë probleme serioze të zemrës.

Shumica e njerëzve janë të mendimit se kur pijnë shumë kafe bëhen më nervozë, acarohen dhe hera herës kanë të përziera- kjo sepse kafeina ndihmon trupin të punojë më fort dhe më shpejt. Gjithashtu, ky është një sinjal që tregon se keni arritur limitin e numrit të kafeve.

Me pak fjalë, çfarë është e rëndësishme është të mos kaloni në kafenë e 7-të. 6 janë më shumë se mjaftueshëm!

Në krahasim me ata që nuk konsumojnë kafe, tek pjesa tjetër shihet një reduktim i rrezikut të vdekjeve që vijnë si pasojë e problemeve kardiake. Gjithashtu dashamirësit e kafes rrezikohen më pak nga problmet me prostatën, kanceri i mëlçisë apo ai i lëkurës.

Ngjarja paraprake

Drilon Hajrizi befason: Faleminderit Pejë! Shkurt e shqip, jeni shtëpia ime e dytë!

Ngjarja e ardhëshme

Pochettino zhvillon stërvitjen e parë si trajner i PSG-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian