Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së gjashtë: Derbi luhet mes Dritës dhe Ballkanit

September 22, 2024
1 minut lexim

Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së gjashtë, ku në program janë dy sfida për tu zhvilluar.

Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, mes dy pretendentëve për titull të kampionit, mes Dritës dhe Ballkanit.

Drita në këtë takim vije pas fitores ndaj Malishevës, derisa Ballkani pas triumfit përballë Prishtinës.

Gjilanasit kërkojnë triumfin para adhuruesve të vet, derisa suharekasit synojnë të dalin të pamposhtur nga Gjilani.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në Malishevë.

Malisheva është nikoqir i Gjilanit me fillim nga ora 15:00.

Vendasit kërkojnë këndelljen pas humbjes nga Drita, derisa Gjilani pas fitores së parë kërkon vazhdimësi.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vendimi i PDK-së për koalicion me VV-në, reagon Berisha

Story i radhës

“Deputeti që Duam” – Rama publikon pamjet: Deri tani 215 aplikimi, i mirëpritur cilido që do t’i bashkohet skuadrës tonë

Të fundit nga

ShkoLartë