Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje shumë interesante

Xhiro e 24 e Superligës së Kosovës në basketboll hapet sot me dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të paparashikueshme.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit, që do të jetë shumë e rëndësishme për të dy skuadrat. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e fundit me 30 pikë, por nuk janë dorëzuar për të mos rënë nga elita, ndërsa prizrenasit kanë grumbulluar tri pikë më shumë.

Takim interesant pritet edhe ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit në kryeqytet. Bardhekaltrit deri më tani kanë 32 pikë, kurse Vreshtarët renditen në vendin e tretë me 37 pikë.

Ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit fillon nga ora 16:00, kurse ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Rahovecit nga ora 18:00.

Ngjarja paraprake

Kina ua lejon hyrjen vetëm atyre që kanë marrë vaksinë kineze

Ngjarja e ardhëshme

Diskutohet përfundimi i projekteve të ujësjellësve në Malishevë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian