Superkupa e Italisë do të zhvillohet në Arabinë Saudite

Serie A ka konfirmuar zyrtarisht datën e Superkupës së Italisë për sezonin 2022/23.

Ndeshja mes Milanit dhe Interit do të zhvillohet më 18 janar të vitit 2023 në Riad të Arabisë Saudite. Ora e fillimit do të përcaktohet në një datë të mëvonshme, në marrëveshje me organizatorët lokalë të ngjarjes.

Interi, kampioni aktual i Kupës së Italisë, do të përballet me Milanin në një përballje derbi ku do të merret trofeu i parë i sezonit 2022/23.

“Nerazzurrët” do të synojnë të mbrojnë titullin që fituan duke mposhtur Juventusin në “San Siro” në fillim të këtij viti.

Do të jetë edicioni i 35-të i Superkupës dhe hera e dymbëdhjetë që zhvillohet jashtë Italisë. Interi do të luajë për trofeun për herë të njëmbëdhjetë në historinë e tyre.

Falë triumfit të sezonit të kaluar, “Nerazzurrët” e kanë fituar atë në gjashtë raste.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Më trego kush janë miqtë e tu, unë do të të tregoj se kush je ti!

Story i radhës

Përmbyllen me sukses punimet e Shkollës verore, studentët pjesëmarrës i falënderuan organizatorët e saj

Të fundit nga