Super-operacioni i përbashkët/ Drogë nga Shqipëria në Itali, goditet rrjeti i trafikantëve të mbështetur nga grupet kriminale

Prokuroria italiane dhe ajo shqiptare, SPAK, kanë dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje në lidhje me një super operacion të nisur mbrëmë natën ku u godit një linjë e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera evropiane.

Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Shqipëri në çmontimin e një rrjeti trafikantësh droge.

Gjatë aksionit të përbashkët, mësohet se u përfshinë rreth 350 oficerë policie në terren, duke çuar në pranga gjithsej 30 të dyshuar dhe janë ushtruar kontrolle në 31 lokacione.

Gjatë operacionit u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë automjete.

Mësohet se grupet kriminale dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës, kryesisht nga Shqipëria në Itali.

Operacioni i sotëm është pjesë e një hetimi afatgjatë, i cili po ndërmerret bashkërisht nga autoritetet italiane dhe shqiptare dhe ka çuar deri tashmë në arrestimin e 62 personave dhe sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 1 milion euro (në Itali), si dhe në sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА СПОНЗОР НА БОКСЕРСКИОТ КЛУБ ПИНК ПАНТЕР ТИМ ШТИП

Story i radhës

“Ëndrrat bëhen realitet!”/ Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë në moshën 52-vjeçare

Të fundit nga