Sulmuesja e shkollës në ShBA e kishte planifikuar me kujdes sulmin me hartë, thotë policia

Një ish-nxënëse vrau tre fëmijë dhe tre të rritur në një shkollë fillore të Krishterimit të hënën në Nashville të ShBA-së të hënën, e armatosur me dy armë “të stilit sulmues” dhe një pistoletë, pasi e kishte planifikuar masakrën përmes vizatimit të një harte të hollësishme dhe kryerjes së vëzhgimit të ndërtesës, ka thënë policia.

Komandanti lokal i policisë, John Drake, tha se sulmuesja kishte planifikuar që të sulmonte disa vende të ndryshme, duke thënë se një letër, e cila i përkiste të dyshuarës, “jep shenjë se do të kishte të shtëna në disa vende dhe shkolla ishte njëra ndër to”, raporton gazeta “The Guardian”.

Zyrtari policor tha se hetuesit besojnë që të shtënat i kishin rrënjët te “ca fyerje” që e dyshuara e ndiente “që ishte e detyruar të shkonte në atë shkollë”, kur ishte më e re.

Policët e qëlluan për vdekje sulmuesen. Policia lokale i identifikoi viktimat si Evelyn Dieckhaus, Hallie Scuggs, William Kinney, Cynthia Peak, Katherine Koonce dhe Mike Hill.

Duke e vajtuar sulmin, presidenti amerikan, Joe Biden, e përsëriti thirrjen e tij ndaj Kongresit për të miratuar një reformë domethënëse për kontrollimin e armëve, përfshirë vendosjen e ndalimit të armëve sulmuese.

Sulmuesja është identifikuar si Audrey Elizabeth Hale, 28 vjeçe. Drake tha se Hale ishte dikur nxënëse e shkollës. Ai gjithashtu tha se sulmuesja e identifikonte veten si transgjinore.

Drake tha se sulmuesja e siguroi hyrjen në ndërtesë përmes të shtënave në një derë, duke shtuar se ajo kishte vizatuar harta të shkollës, përfshirë pikat e hyrjes.

ShBA-ja është ballafaquar edhe me sulme të tjera në shkolla rishtazi. Në maj të vitit të kaluar, 19 fëmijë dhe dy mësues u vranë në një shkollë fillore në Teksas.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eliza Hoxha: Marshi s’është politik por mbështetje për krerët në Hagë

Story i radhës

Partneri juaj mendon se ka gjithmonë të drejtë? Shkenca ka një shpjegim për këtë

Të fundit nga