Njerëz të armatosur që kryen një sulm të sofistikuar ndaj një treni në Nigeri muajin që shkoi kanë publikuar sot pamje të dhjetra pengjeve që mbajne.
Mes pengjeve përfshihet dhe kreu i Bankës së Bujqësisë së Nigerisë, i cili ishte liruar më vonë nga pengmarrësit.
Imazhet ishin treguesi i parë i numrit të pasagjerëve të kapur në sulmin e dhunshëm, në të cilin humbën jetën tetë njerëz.
Në videon dy minutëshe dhjetra njerëz shihen të ulur në një zonë pyjore, mes të cilëve ka si burra dhe gra.
Ndërsa prapa tyre qëndron një rresht njerëzish të armatosur.
“Ne jemi pasagjerët e trenit të nisur nga Abuja drejt Kaduna të hënën e 28 marsit 2022,” thotë një burrë në gjuhën vendase Hausa.
“Prej atëherë jemi në një situatë shumë të keqe, këtu ka gra e fëmijë, njerëz me probleme shëndetësore”, shtonte burri.
Rrjeti AFP tha se nuk mund të verifikonte pamjet në mënyrë të pavarur, por në to shihet dhe kreu i bankës bujqësore të Nigerisë.
Pas paraqitjes në video bankieri ishte liruar nga pengmarrësit, që thanë se e bënë si një gjest vullneti të mirë për mujain e shenjtë musliman të Ramazanit.