Sulmuesi Pelle pranë kthimit në Serie A

Sulmuesi Graziano Pelle sipas të gjitha gjasave do të kthehet në Serie A, pasi Interi e Fiorentina kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, ka shkruar të enjten “Gazzetta dello Sport”. Pelle 35-vjeçar, është futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontratë me ekipin nga Kina, Shandong Luneng pjesë e të cilit ishte prej verës së vitit 2016.

Si Interi ashtu edhe Fiorentina, e shohin Pellen si përforcim të duhur për sulmin dhe tashmë e kanë kontaktuar futbollistin duke i ofruar kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi të vazhdimit.

Pelle në sezonin e fundit tek ekipi kinez, shënoi tetë gola dhe asistoi dy herë në 17 ndeshje.

Ai gjatë karrierës ka luajtur edhe te Southamptoni, Feyenoordi, Parma, Sampdoria, AZ Alkmaari, Lecce, Cesena, Crotone e Catania. Gjithashtu, ka edhe nëntë gola të shënuar në 20 paraqitje me Italinë.

Ngjarja paraprake

​Proceset ekzistuese mbi licencimin e shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale nuk sigurojnë mbrojtje të mjedisit

Ngjarja e ardhëshme

Senatori republikan kundër "marifeteve të rrezikshme" për të përmbysur zgjedhjet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian