Sulmuesi në Indianapolis ka qenë ish-punonjës në FedEx

Sulmuesi, i cili ka shtënë me armë zjarri në kompaninë e shërbimeve postare FedEx në Indianapolis dhe ka lënë të vdekur tetë persona, para se ta vriste edhe veten, ka qenë ish-punëtor me histori të sëmundjeve mendore, kanë thënë zyrtarët më 16 prill.

Ky njëherësh
është incidenti më i ri me të shtëna masive në Shtetet e Bashkuara, ndonëse të
tilla janë raportuar edhe muajin e kaluar, çka ka rritur presionin te
ligjvënësit për të marrë vendime që çojnë në ndalje të dhunës.

Presidenti
amerikan Joe Biden ka thënë se Kongresi duhet të ndalojë armët e stilit
ushtarak dhe ato me sasi të madhe të municionit.

“Kjo gjë
duhet të marrë fund. Ky është turp kombëtar”, ka thënë Biden nga Shtëpia e
Bardhë.

Zëdhënësja e
Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka thënë më herët gjatë të premtes se Kongresi
duhet t’iu mundësojë viktimave që të padisin prodhuesit e armëve, transmeton
REL.

Autoritetet
që kanë hetuar të shtënat kanë thënë se sulmi është kryer nga një 19-vjeçar,
historia mendore e të cilit ka rezultuar me ndalimin e tij vitin e kaluar.

Dëshmitarët
kanë thënë se sulmuesi ka shtënë më pushkë në parkingun e kompanisë më 15
prill, dhe më pas ka hyrë edhe në ndërtesë, duke lënë viktima brenda dhe
jashtë, para se ta vriste edhe veten.

Byroja
Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë se i dyshuari ka qenë në një qendër ndalimi
për personat me probleme mendore në mars të vitit 2020, pasi nëna e tij ka
kontaktuar zyrtarët ligjorë për sjelljen e djalit të saj.

Atëbotë
FBI-ja i ka konfiskuar një armë dhe e ka intervistuar.

Ende nuk është e qartë se si e ka siguruar sulmuesi armën e përdorur më 15 prill.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

​Superliga e Kosovës, zhvillohet xhiroja e 29

Ngjarja e ardhëshme

Gucci dhe Balenciaga bëhen bashkë, çfarë po ndodh?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian