sulmuesi i kosoves behet shitja me e shtrenjte ne historine e klubit 66c1e89bab6b3

Sulmuesi i Kosovës bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit

August 18, 2024
1 minut lexim

Albion Rrahmani do të jetë shqiptari i 4-t që do t’i bashkohet Spartës së Pragës.

Futbollisti shqiptar bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Rapidit të Bukureshtit.

Rumunët do të përfitojnë 5 milionë euro, si dhe do të ruajnë ende 15% të kartonit të tij në rast të një rishitjeje në të ardhmen.

Rrahmani ka spikatur në kampionatin rumun që nga momenti kur u transferua nga Ballkani, duke lënë gjurmë me golat e tij. Në Pragë, 23-vjeçari do të gjejë edhe 3 shqiptarë të tjerë, njërin prej të cilëve e njeh mjaft mirë, Krasniqin.

Të dy kanë qenë pjesë e Ballkanit dhe e Rapidit të Bukureshtit. Ndërkohë pjesë e Spartës së Pragës janë edhe Indrit Tuci me Qazim Laçin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Digjet shtëpia e familjes Ibishi në Kçiq

digjet shtepia levizese ne te cilen po qendronte paris hilton 66c1e91393511
Story i radhës

Digjet shtëpia lëvizëse në të cilën po qendronte Paris Hilton

Të fundit nga

ShkoLartë